Lëvizja qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot, teksa në Tiranë do të mbahet protesta e 52-të radhazi.
Ashtu si në ditët e mëparshme, organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë
Prej më shumë se 50 ditësh, qytetarët protestojnë çdo ditë në kryeqytet, duke kundërshtuar jo vetëm projektin e investimit në Zvërnec, por edhe një sërë ligjesh që, sipas tyre, favorizojnë interesa të ngushta dhe dëmtojnë interesin publik.
Në protestat e deritanishme nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike.