Sot protesta e 39-të, qytetarët rikthehen para Kryeministrisë

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 39-të, ndërsa mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish përpara Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Organizatorët theksojnë se lëvizja është e pavarur dhe nuk mbështetet nga asnjë forcë politike. Sipas tyre, protestat do të vijojnë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave. Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit denoncojnë korrupsionin, mungesën e transparencës dhe shpërfilljen e interesit publik. Ata kërkojnë gjithashtu një ndryshim të klasës politike, duke argumentuar se vendi ka nevojë për një fillim të ri.

“Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion” dhe “Shqipëri e re” janë disa nga thirrjet që shoqërojnë protestën çdo mbrëmje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top