Sot nis Sunny Hill Festiva, Dua Lipa arrin në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur ditën e djeshme (e mërkurë) në Prishtinë.


Ajo ka ardhur në Kosovë për shkak të Sunny Hill Festival, i cili do të nisë sot (25 korrik).

Bukuroshja shqiptare edhe përpara se të vinte ka njoftuar përmes rrjeteve sociale duke thënë se, ‘mezi po pret që të rikthehet’.

Ylli ndërkombëtar nuk do të performojë këtë vit, por ka një listë të madhe të artistëve që do të jenë të pranishëm.

Bebe Rexha gjithashtu ndodhet në Kosovë për herë të parë dhe do të jetë njëra nga performueset e Sunny Hill.

Ajo ka shijuar një kohë të mirë këtu, ku ka takuar shumë personazhe të famshme.

Sunny Hill do të zgjasë katër ditë, deri të dielën (28 korrik).

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top