Sot nis sesioni i ri parlamentar/ Ja çfarë pritet të ndodhë sot

Ministra dhe deputetë të Kuvendit mbyllin sot pushimet dhe rikthehen në punë. Mësohet se, sesioni i ri parlamentar do të nis me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për 5 javët në vijim, ndërsa në orën 17:00 deputetët do të mblidhen në seancë plenare.

Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 28 janar, ndërsa seanca publike në Kushtetuese mbahet më 22 janar. Ndërkohë, reforma dhe projektligje të rëndësishme kanë mbetur pezull. Sipas mazhorancës, dymë të rëndësishmet janë zgjedhorja dhe territorialja, që duhet të mbyllen brenda korrikut se vendoret e 2027 do të duhet të bëhen me Kod dhe hartë të re. Megjithatë opozita e bojkotoi që në dhjetor.

Partia Socialiste, paralajmëroi se do ta presin reflektimin e opozitës deri në nisje të këtij sesioni, përndryshe mund të marrin shumicën e vendeve në tryezë. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 19.1.2026, ora 17:00. Rendi i ditës dhe seancës plenare është si më poshtë:

Hapja e punimeve të sesionit II të Legjislaturës XI; Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.12.2025; Njoftime; Ngarkohen shërbimet Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare,njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe lidhjet e dokumentacionit parlamentar të shqyrtohet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top