Sot në Kuvend/ 6 interpelanca në rend dite, opozita kërkon shpjegime nga Rama për emigrimin e qytetarëve dhe ‘Paketën e Maleve’

Ligjvënësit e Shqipërisë mblidhen sot për seancë plenare. Në rendin e ditës janë parashikuar 6 interpelanca, dy prej të cilave janë kërkuar me kryeministrin Edi Rama nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe të ato të ‘Mundësia’. Opozita kërkon shpjegime nga kryeministri për lëvizjet demografike e emigracionin masiv të qytetarëve. Deputetët e partisë Mundësia kanë thirrur kryeministrin në interpelancë për ‘Paketën e Maleve’ me argumentin se kjo nismë e qeverisë, ka cenuar pronën private.

2 interpelanca të tjera i drejtohen ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi. Deputeti i PD Kliti Hoti kërkon shpjegime nga ministri për projektet e vonuara infrastrukturore në Shkodër ndërsa Gjin Gjoni për gjendjen e rrugëve në veri të vendit. Në interpelancë është thirrur dhe ministri i Brendshëm Besfort Lamallari nga deputetë të PD për të diskutuar për imigracionin ilegal në vend dhe trafikun e qenieve njerëzore.

Interpelanca e fundit është për ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha, ndaj të cilit deputeti Erald Kapri kërkon transparencë për procesin e integrimit në BE, mbi planin e rritjes dhe axhendën e reformave. Në rend dite janë përfshirë gjithashtu dhe 2 projektligje, njëri për ratifikimin e marrëveshjes Poloni-Shqipëri për sigurimet shoqërore dhe një tjetër për nënproduktet me origjinë shtazore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top