Sot luhet gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës, Reali e pret Atletico Madridin

Real Madridi dhe Atletico Madridi sot të luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Ndeshja do të nisë nga ora 20:00, e cila do të luhet në “Santiago Bernabeu”, ku Realit do t’i mungojnë katër lojtarë.

Në mesin e të lënduarve te Reali janë Alaba, Courtois, Lucas Vasquez dhe Militao, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, Diego Simeone nuk do të mund të llogaris në Lemar dhe Vitolo, kurse në dyshim për këtë ndeshje është edhe Barrios.

Fituesi i kësaj gjysmëfinaleje do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, ku do të ndeshen Barcelona dhe Osasuna.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top