Sot finalisti i parë për titull: Vllaznia kërkon hakmarrjen për Kupën, Dinamo për bis

Një vend në finale. Kjo është ajo që kërkojnë sot më 4 maj, në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare” Vllaznia e Dinamo. Dy formacionet do të luajnë gjysmëfinalen e parë të fazës “Final 4” të “Abissnet Superiore”, për të përcaktuar skuadrën e parë që do të diskutojë titullin kampion në 12 maj.

Vllaznia e nis këtë ndeshje në pozita më të favorshme, pasi kualifikohet edhe në rast barazimi, ndërsa Dinamo City duhet vetëm të fitojë për të kaluar në finale. Kjo është e përcaktuar në rregullore, duke qenë se shkodranët u renditën në vendin e dytë në fund të 36 javëve të sezonit të rregullt, ndërsa Dinamo në të tretin.

Dinamo megjithatë ka precedentë sezonalë më të mirë me Vllazninë. Skuadra e Ilir Dajës ka fituar tre ndeshje në 6 përballje e ka barazuar dy, duke humbur vetëm një herë me kuqeblutë e Thomas Brdaric. Shkodranët duhet të hakmmerren edhe për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë, në atë 4-3 rokamboleks, ku Vllaznisë nuk i mjaftoi rikthimi për të arritur në finalen e kompeticionit e fituar më pas me penallti nga Dinamo ndaj Egnatias.

Të dyja skuadrat kanë përmbyllur përgatitjet dhe janë gati për sfidën e madhe. Një ndeshje për të mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, në pritje të asaj që do të dhurojë fusha edhe nesër në përballjen e dytë gjysmëfinale të Final 4 mes Egnatias e Partizanit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top