Sot është dita e Topit të Artë, Messi apo Haaland?

Sot është dita e futbollistëve të mëdhenj, ndonëse të gjithë ata thonë se trofetë individuale janë më pak të rëndësishëm se ata ekiporë.

Sonte në Paris do të ndahet Tipi i Artë, i cili nga viti 1956 ndahet për futbollistin më të mirë të vitit.

Vitin e kaluar këtë çmim e kishte fituar Karim Benzema, por kush do të jetë pasuesi i yllit francez?

Rreth fituesit të sivjetmë është e sigurt se garojnë dy lojtarë, Lionel Messi dhe Erling Haaland, ndërsa fituesi do të dihet pas orës 20:30 sonte.

Në ceremoninë që do të mbahet në Paris, ylli argjentinas është favorit i madh falë triumfit në Kupën e Botës me Argjentinën.

Ai pritet ta fitojë këtë trofe për herë të tetë në karrierë.

Por, edhe nëse e fiton kandidati tjetër, Erling Haaland, nuk do të ishte e padrejtë, pas vitit fantastik që e pati, si në nivelin individual, ashtu edhe në atë ekipor.

Sidoqoftë, duket se norvegjezi i Manchester Cityt duhet ta presë rastin e tij vitin tjetër… /Gazeta Express/

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top