Sot dita finale e gjykimit të Dani Alves

Sot do të jetë dita finale e gjykimit të Dani Alvesit.

Futbollisti brazilian po akuzohet për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në Barcelonë.

Sot do të jetë dita e tretë dhe e fundit e gjykimit të ish-futbollistit të Barcelonës, Juventusit dhe Paris Saint-Germainit, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-mbrojtësi i djathtë kishte kërkuar që gjykimi i tij të shtyhej për një datë tjetër për ta përgatitur më mirë mbrojtjen, por që gjykata e hodhi poshtë këtë kërkesë.

Në këto tri ditë po dëshmojnë rreth 30 persona, përfshirë këtu edhe “viktimën”, e cila pretendon se u josh në një tualet në zonën VIP të diskotekës, ndërsa më pas u përdhunua në fund të dhjetorit.

Për këtë akuzë, Alves, i cili është në paraburgim qe më shumë se një vit, mund të dënohet deri në 12 vjet burgim.

Shumë shpejt pritet të arrijë edhe vendimi i gjykatës në Barcelonë për ish-përfaqësuesin brazilian, i cili i ka ndërruar disa herë versionet e rastit.

Ai e sheh veten si të pafajshëm pasi konsideron se ka bërë marrëdhënie intime me “viktimën” me marrëveshje të dyanshme, pa detyrim. /Gazeta Express/

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top