Sot, Dita e Shenjtë e Udhës së Kryqit – Urim për Komunitetin Katolik Nga Flamur Buçpapaj

Të dashur vëllezër e motra katolikë,
Sot, në këtë ditë të shenjtë të Udhës së Kryqit, ju uroj nga zemra. Ju jeni ata që keni sakrifikuar për liri dhe demokraci, ju jeni ata që jeni përballur me pushkatime dhe burgje të diktaturës si asnjë katolik tjetër në botë.
Prifti ynë katolik u përball me barbarinë e komunizmit, dhe ju, besimtarë të pathyeshëm, u bëni simbol i bashkimit, i qëndresës dhe i formimit të kombit tonë. Ju përfaqësoni muzikën, letrësinë dhe shpirtin e papërkulur të kulturës sonë.
Le të ecim sot së bashku në këtë Udhë të Kryqit, duke ndjerë forcën e besimit, dashurinë dhe sakrificën që na bashkon. Le të ruajmë dhe të transmetojmë për brezat e rinj këtë trashëgimi të shenjtë të guximit, besnikërisë dhe shpresës.
Ju falënderoj për besimin tuaj, për durimin dhe për frymën e paharrueshme që keni dhënë në historinë e popullit tonë. Kryqi nuk është fundi – ai është simbol i ringjalljes, i shpëtimit dhe i jetës së përjetshme që mbartim në zemrat tona.
Zoti ju bekoftë të gjithëve! Le të jemi sot dhe gjithmonë bashkë, në besim, në dashuri dhe në dritën e Krishtit.Rrofte Krishti mbret

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top