Sorensen diskuton për mënyrat e avancimit të dialogut Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë të enjten se në dy ditët e fundit ka biseduar në Paris dhe Berlin për mënyrat se si mund të avancojë procesi i dialogut.

“Mirënjohës për mbështetjen e tyre të plotë për përpjekjet e mia”, ka thënë Sorensen përmes një postimi në X – dikur Twitter, teksa ka publikuar fotografi me zyrtarë të të dyja shteteve.

Deklarata e tij ka ardhur në ditën kur kryediplomatja e Bashkimit Europian, Kaja Kallas ka thënë se ka dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes dy vendeve dhe ka paralajmëruar që së bashku me Sorensenin do të analizojnë mundësi sesi mund të bëhet proces funksional.

“Sapo kemi emëruar një përfaqësues të posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës dhe unë do të ulem me të në mars, për të parë se si do të vazhdojmë. Unë vërtet dua të shikoj se si mund ta bëjmë këtë proces funksional. E kam adresuar këtë edhe me ministrin e Jashtëm të Serbisë. Dhe, ai më ka thënë se është i gatshëm vërtet të investojnë kohë në normalizimin”, tha Kallas.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top