Sophie Turner ka folur së fundmi për një ngjarje që ka ndodhur vite më parë, ku aksidentalisht kontribuoi në ndarjen e një çifti të famshëm në një afterparty të Comic-Con në San Diego.
Gjatë një interviste në “Late Night with Seth Meyers”, aktorja 29-vjeçare ka rrëfyer se një natë “mjaft e çmendur” që kishte kaluar, mori një kthesë të papritur kur një mikja e saj e fëmijërisë kërkoi një favor.
Në këtë natë, mikja e Turner kishte kërkuar që ajo të përshëndeste një aktor që i pëlqente shumë. Turner e bëri këtë duke e përshëndetur nga larg. Por më vonë, ajo pa një aktore të njohur që po e shikonte dhe vendosi t’i tregonte respekt duke e përshendetur gjithashtu.
.Aktorja e famshme iu afrua dhe e përshëndeti Turner duke i thënë: “Mund të ndalosh së flirtuari me të fejuarin tim?” Turner e pyeti se kush ishte ai, dhe ajo i tregoi aktorin që kishte përshëndetur. Për habinë e saj, më vonë ajo e mori vesh që ky moment kishte çuar në ndarjen e çiftit pas atij incidenti.
Turner theksoi se nuk mund të zbulojë emrat e personave të përfshirë, sepse kjo mund ta vendoste në një situatë të pakëndshme.
Ajo gjithashtu ka folur për përvojat e saj në industrinë e filmit, përfshirë një skenë intime me Kit Harington në filmin “The Dreadful”, e cila ishte më e vështirë për të se çdo skenë tjetër.
Në jetën e saj personale, Sophie Turner është në një lidhje me aristokratin Peregrine “Perry” Pearson, me të cilin është duke jetuar një marrëdhënie on-off që nga viti 2023, pas ndarjes nga Joe Jonas. Ajo dhe Jonas kanë dy vajza, Willa (5 vjeçe) dhe Delphine (3 vjeçe).