Sophie Turner në një romancë të re dashurie

Sophie Turner thuhet se është në një lidhje dashurie me një aristokrat anglez mes divorcit të saj të vazhdueshëm nga Joe Jonas.

Sipas UK Sun, Sophie u pa duke u puthur me 29-vjeçarin Peregrine “Perry” John Dickinson Pearson – trashëgimtar i 4th Viscount Cowdray, të shtunën në rrugët e Parisit në mes të ditës.

Një dëshmitar okular tha për median se ata e panë çiftin në stacionin hekurudhor Gare du Nord “duke biseduar dhe qeshur shumë”.

“Ata ishin së bashku jashtë stacionit. Dukej sikur ata të dy mund të kishin ardhur në Eurostar nga Londra,” pohoi dëshmitari. “Më pas ai hoqi kapelen dhe u përkul për t’i dhënë një puthje.

Media siguroi dhe publikoi gjithashtu një foto që ata pretendojnë se tregon çiftin e supozuar duke dalë në trotuar; megjithatë, fytyrat e tyre nuk duken në pamje.

Sipas medias, dyshja më pas u ndanë dhe u panë sërish më vonë në Stade de France të qytetit, ku aktorja e “Game of Thrones” bëri një paraqitje surprizë gjatë Kupës Botërore të Rugbit 2023.

Joe Jonas bëri kërkesë për divorc muajin e kaluar pas katër vitesh martesë. Turner dhe këngëtari i Jonas Brothers së fundmi ranë dakord për një marrëveshje të përkohshme në lidhje me kujdestarinë e dy vajzave të tyre: Willa, 3, dhe Delphine 1-vjeçare.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top