Sophie Turner flet për divorcin nga Joe Jonas: Tepër i trishtë

Sophie Turner ka folurpër divorcin e saj me këngëtarin Joe Jonas.

“Po kaloj një proces ligjor tani ku nuk mund të them shumë, por ishte tepër e trishtueshme”, tha aktorja në një intervistë. “Ne kishim një marrëdhënie të bukur, por ishte e vështirë”.

“Jam shumë e lumtur që jam kthyer në Londër”, shtoi ajo. “Më dukej sikur jeta ime ishte në pauzë derisa u ktheva në Angli. Nuk ndihem kurrë si vetvetja kur nuk jam në Londër, me miqtë dhe familjen time. Isha larg për kaq gjatë, gjashtë vjet,” rrëfeu aktorja.

Turner dhe Jonas, të cilët u martuan në vitin 2019 në Las Vegas, u ndanë vitin e kaluar pas katër vitesh martesë. Ish-ët u gjendën në një betejë të rrëmujshme për kujdestarinë ndërsa Sophie paditi anëtarin e Jonas Brothers për kthimin e vajzave të tyre në MB, duke pretenduar se ai nuk do t’i dorëzonte pasaportat e tyre dhe do të vazhdonte me planet e tyre për t’u transferuar në Angli.

Dyshja përfundimisht ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje dhe aktorja më vonë hoqi dorë nga padia. Burimet i thanë më parë People se të dy tani janë “bashkëprindër miqësorë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top