Sonte Roma – Milan, ndeshja direkte për vendin e katërt

Roma dhe Milan do të zhvillojnë derbin për sot në Serie A, i vlefshëm për javën e 32-të.

Kjo ndeshje është e vlefshme për të dy skuadrat, që po luftojnë për një vend në top-katërshe.

Milani mban pozitën e katërt në tabelë me 56 pikë, aq sa ka edhe Roma një pozitë më poshtë.

Të dy skuadrat janë tre pikë larg pozitës së tretë, ku ndodhet Juventusi, teksa kanë dy pikë diferencë me Interin e vendit të gjashtë.

“Rossonerët” udhëtojnë drejt kryeqytetit italian pas fitores 2:0 ndaj Lecces javën e kaluar, kurse romakët hyjnë në këtë ndeshje pas humbjes 3:1 ndaj Atalantas.

Ndeshja mes Romës dhe Milanit do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Olympico”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top