Sofia Vergara zbulon arsyen e mungesës në Emmy Award 2025

Sofía Vergara ishte planifikuar të parakalonte në tapetin e kuq dhe të prezantonte në ceremoninë e Emmy Awards 2025, por në vend të  mbrëmjes televizive më të madhe të vitit, ajo përfundoi në urgjencë.

Aktorja e njohur nga Modern Family ndau me ndjekësit e saj në Instagram se humbi eventin e së dielës, më 14 shtator, për shkak të një “reaksioni alergjik të çmendur në sy” që ndodhi vetëm pak minuta para se të nisej për në ceremoninë në Los Angeles.

“Nuk ia dola të shkoj në Emmys, por arrita në urgjencë ,” shkroi Vergara në përshkrimin e postimit të saj ku shfaqej me syrin e majtë të fryrë. “Më vjen keq që duhej të anuloja! Alergjia më e çmendur pikërisht para se të hyja në makinë!”

 

Në postimin e saj, aktorja ndau gjithashtu një video ku shihet e shtrirë në një shtrat spitali. Sipas një komunikate për shtyp të datës 9 shtator, Vergara ishte në listën e prezantuesve të ceremonisë, krahas  Angela Bassett, Jennifer Coolidge, Tina Fey, Catherine Zeta-Jones, Kristen Bell, Sarah Paulson, Jude Law, dhe të tjerë.

Edhe aktori Eric Dane (52 vjeç) mungoi në event, pavarësisht se ishte parashikuar të prezantonte në përkujtim të 20-vjetorit të “Grey’s Anatomy”. Dane ka zbuluar publikisht se është diagnostikuar me sklerozë laterale amiotrofike (ALS).

Ceremonia e këtij viti u drejtua nga komediani i nominuar për çmimin Grammy, Nate Bargatze, ndërsa fituesit e mëdhenj të natës ishin:

“The Pitt” – Drama më e mirë

“The Studio” – Komedia më e mirë

“Adolescence” – Seriali më i mirë i kufizuar dhe fitues në të gjitha kategoritë e aktrimit për këtë kategori

Fitues të tjerë  përfshijnë:

Noah Wyle për rolin në The Pitt

Britt Lower në Severance

Seth Rogen në The Studio

Jean Smart në Hacks

Cristin Milioti në The Penguin

Jeff Hiller në Somebody Somewhere

Hannah Einbinder në Hacks

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top