Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila me votat e mazhorances rrëzoi kërkesën e opozitës për mocion me debat për Vlora Hysenin.
Opozita kërkoi që çështja të shqyrtohet në Parlament, duke vënë në fokus përgjegjësitë institucionale që lidhen me emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e ish-drejtoreshës së SHISH-it.
Nga ana tjetër, mazhoranca argumentoi se çështja duhet t’u lihet institucioneve të drejtësisë, përkatësisht SPAK-ut dhe gjykatës, të cilat duhet të vijojnë procedurat sipas kompetencave të tyre. Sipas këtij qëndrimi, kërkesa e opozitës për mocion me debat nuk u mbështet.