Sobotka në Kuvendin e Shqipërisë: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka marrë pjesë në një seancë të posaçme në Kuvend.

Sobotka gjatë fjalës së tij u shpreh se marrëdhënia mes dy vende është mjaft solide, dhe se do të vijojë edhe në të ardhmen të jetë po kaq e ngushtë.

“Marrëdhëniet e dy vendeve janë të gjata dhe të qëndrueshme. Vitin e kaluar kishim grupin e miqësisë nga Parlamenti këtu te ju dhe sollën me vete vetëm përshtypje të mira nga vendi juaj”, u shpreh ai ndër të tjera.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top