Smalling nuk luan nga shtatori se është kundër ilaçeve, Mourinho i tërbuar: “Të dielën? Cilën të dielë?”

Që prej javës së tretë të kampionatit Roma-Milan, Chris Smalling nuk ka shkelur më në fushë në një ndeshje zyrtare për verdhekuqtë. Mbrojtësi anglez po lufton me një problem të tendinës mes kuadricepsit femoris dhe pllakës tibiale që shkakton dhimbje të forta dhe e pengon atë të stërvitet vazhdimisht. Të martën ai shkoi në Londër për një kontroll te një ortoped i besuar. E megjithatë, ende nuk ka një datë për rikthimin e tij të përhershëm në skuadër.

Në këtë kuptim, përgjigja e José Mourinho ndaj një pyetjeje konkrete pas fitores në Europa League ndaj Slavia Pragës, ishte elokuente: “A do të kthehet Smalling të dielën?”, u pyet portugezi. Përgjigja ishte nervoze: “Të dielën? Cilën të dielë?”. Po, sepse sipas Corriere dello Sport, Special One është acaruar nga mungesa kronike e mbrojtësit të tij. E çështja tashmë ka shpërthyer në Trigoria…

MOURINHO I ZHGËNJYER NGA SMALLING
Trajneri i verdhekuqve nuk mund të fshehë zhgënjimin dhe bezdisjen e tij për sjelljen e Smalling. Portugezi sic dukej priste më shumë sakrifica, priste që anglezi të shtrëngonte dhëmbët për t’u rikthyer në fushë dhe për të ndihmuar ekipin në një moment emergjence. Ish-lojtari i Manchester United, megjithatë, nuk dëshiron të rrezikojë. E pas disa seancave të lehta stërvitore të kryera para ndeshjes kundër Monzas, ndaloi sërish.

Për më tepër, duhet të saktësohet se Smalling, ndryshe nga shumë shokë dhe kolegë në përgjithësi, ka një mentalitet të veçantë. Anglezi ndjek një dietë të rreptë vegane dhe është me vendosmëri kundër marrjes së barnave. Veçanërisht ilaçeve kundër dhimbjeve. Prandaj është e nevojshme që ai të heqë qafe përfundimisht dhimbjen përpara se të kthehet në fushë. Kur? Këtë as ai nuk e di…

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top