Slotball: Liverpool mposht Brentford në Anfield

Liverpooli ka vazhduar me fitore në Premierligë. “Reds” triumfuan 2:0 në shtëpi ndaj Brentfordit, në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit anglez. Edhe këtë herë nuk pësuan gol.

Luis Diaz kaloi vendasit në epërsi me një gol të minutës së 13-të të takimit.


Ky i fundit asistoi në minutën e 70-të për Mohamed Salah, i cili shënoi për 2:0 dhe epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Liverpooli ka gjashtë pikë dhe momentalisht gjendet në vendin e katërt.

Kjo ishte ndeshja e parë e Premier League në Anfield Road e menaxherit të ri të Liverpool, Arne Slot, që u prit nga tifozët ashtu siç i premtuan paraardhësit të tij, Jurgen Klopp, me këngë.

Sipas statisitikave ndikimi i taktikave të Slot tashmë po vërehet, sidomos në posedimin e topit dhe pasimin që ishte 92 % i saktë nga lojtarët e Liverpool.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top