“Skuka nuk është as 70%”: Shehi i gëzohet sulmuesit, që premton gola të tjerë: flasin protagonistët

“E vlerësuam dhe jemi të kënaqur që mundëm të kualifikoheshim, pasi kur bëhet fjalë me një takim mund të ndëshkohesh. Jam i kënaqur që ekipi reagoi edhe pas disavatazhit dhe Skuka që shënoi, por më gëzon edhe rikthimi Prekës që vjen pas dëmtimit të gjatë”. Orges Shehi është i lumtur për kualifikimin, por mbi të gjitha për kthimin e shpejtë të fitorja dhe golin e një qendërsulmuesi që mund ti ndryshojë sezonin. Tekniku i të kuqve është i bindur në këtë, duke mos lënë pas asnjë objektiv: “Nuk heqim dorë nga trofeu. Edhe në Superkupë ekipi e tregoi se është i rëndësishëm për klubin. Jam i bindur se do të shkojmë deri në fund për të dy trofetë”.

Shehi është i kënaqur nga skuadra, që duket se po automatizon mekanizmat: “Nga ndeshja në ndeshje do të përmirësohemi. Në manovër jemi përmirësuar. Nuk kemi vetëm një variant, pasi edhe sot ndryshuam. Karakteristikat e lojtarë janë të ndryshëm dhe në varësi të tyre do të ndryshojmë manovër. Duke qenë organika e plotë do të kemi 2-3 variante, rëndësi ka të njohim mirë veten tonë dhe njëri-tjetrin”.

 

Skuka shënoi golin e parë me fanellën e kuqe pas rikthimit dhe është mesazhi më i mirë për teknikun Shehi: “I dimë cilësitë e tij, lojtar që ka vlera. Nuk ka ardhur as në gjendje mesatare, ka vullnet dhe objekti që të kthehet kush ishte. Duhet kujdes në minuatazh e dhënë që të mos dëmtohet. E hodha nga fillimi se ndryshe është kur hyn nga fillimi e ndryshe si zëvendësues. Ai nuk është as 70 %”.

SKUKA: SHPRESOJ TË SHËNOJ EDHE NË SHKODËR
Autori i golit të barazimit provizor ka komentuar në të nxehtë pas ndeshjes: “Ndihem mirë. Çdo gol i imi që ndihmon skuadrën më bën të ndihem mirë. Por duhet punë për të gjetur Skukën që isha. Po bëj gati çdo ditë stërvitje individuale dhe shpresoj që sa më shpejtë të arrij 100%. Unë futem çdo ndeshje për të shënuar. Shpresoj që po dhe në Shkodër”, u shpreh Skuka.

AHMATAJ: NA DUHET KOHË
Tirana kaloi lehtësisht 3-0 Korabin, duke lënë pas fantazmat e eliminimit të shkuar dhe Julian Ahmataj mund të jetë veçse i kënaqur: “Duke iu referuar dhe terrenit të lojës, bëmë një 60/70-minutësh shumë të mirë. Mendoj se duhet ta mbyllnim kualifikimin, sepse terreni, ana psikologjike, loja mund të ndikonin në ritmin e ndeshjes. Jam i kënaqur nga ajo që prodhuan lojtarët dhe të shohim përpara. Kemi një brez shumë të mirë, por i duhet kohë, komoditet për të shprehur aftësitë e tyre. Kur terreni nuk lejonte të shprehnin cilësitë e tyre. Prandaj ata duhet të marrin minuta aq sa të kenë për t’u përmirësuar dhe për të pasur një të ardhme me Tiranën” e mbylli Ahmataj.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top