Skriniar pret aprovimin e mjekëve të PSG për tu kthyer në fushë me Torino e City: tifozët e Inter nuk e duan

Sezoni i Milan Skriniar te Inter nuk ka mbaruar. Torino në kampionat dhe Manchester City në finalen e Champions League janë dy objektiva që vetë Inzaghi i ka deklaruar të mundshëm. Nga pikëpamja atletike rikuperimi po ecën mirë, trajtimi post-operativ ka vijuar deri më sot sipas parashikimeve, ndoshta edhe më mirë. Mbrojtësi sllovak, në Romë bashku me skuadrën për finalen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës, do të fluturojë në Merignac, pranë Bordosë (në klinikën e besuar të stafit mjekësor të PSG-së, klubi i tij i ardhshëm) në ditët në vijim për të marrë aprovimin për rikthimin në fushë nga mjekët që e operuan.

Një rikthim që ndan botën zikaltër dhe që ka ndezur debatin mes tifozëve që prej ditës së djeshme. Nga pikëpamja teknike rikuperimi i Skriniar është padyshim një lajm i mirë. Arsye që tifozët nuk e duan rikthimin e tij në fushë është divorci i paralajmëruar në fund të sezonit. Në të vërtetë, nëse mediat sociale do të mund të përfaqësonin një mostër statistikore shteruese, mund të thuhet se shumica dërrmuese e tifozëve janë ashpër kundër tij. Nga ana tjetër – me të drejtë dhe për fat – këto vendime i takojnë klubit dhe stafit teknik. Inzaghi tashmë ka thënë po, klubi nuk ka asgjë kundër. Sigurisht jo titullar, por në pankinë me Torino dhe Manchester City. Ky është pra qëllimi i Skriniar. Mungon vetëm aprovimi definitiv nga mjekët.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top