Skandali tek Akademia e Sigurisë/ AKU: Studentët u helmuan nga makaronat

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar zyrtarisht lidhur me rastin e helmimit të disa kursantëve në Akademia e Sigurisë, duke bërë me dije se analizat laboratorike kanë nxjerrë një produkt jokonform me standardet e sigurisë ushqimore.

Sipas AKU-së, janë marrë në analizë nëntë mostra ushqimore, përfshirë lëndë të para dhe produkte të gatshme. Nga rezultatet e laboratorit të referencës pranë Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë rezultoi se tetë mostra ishin brenda normave, ndërsa një kampion me makarona të gatshme kishte ngarkesë mbi normë të bakterit Escherichia coli dhe stafilokokut koagulazë pozitiv.

Sipas njoftimit, mostra problematike ishte marrë në kuzhinën brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë në Sauk. Për shkak të këtyre gjetjeve, AKU ka urdhëruar ndërprerjen e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve të punës. Në vijim të hetimeve dhe gjurmimit të origjinës së produkteve, kontrollet janë shtrirë edhe në Garnizonin “Skënderbej” pranë Forcat e Armatosura të Shqipërisë, ku prodhoheshin ushqimet e shpërndara.

Pas konstatimeve të institucioneve shëndetësore dhe rezultateve jokonforme të higjienës në mostrat e ruajtura dhe pajisjet e punës, AKU ka pezulluar aktivitetin edhe të subjektit SORI-AL në ambientet e Garnizonit “Skënderbej”. Ndaj subjektit është vendosur gjithashtu një masë administrative me gjobë prej 1.5 milionë lekësh për tregtim ushqimi të pasigurt dhe shkelje të kushteve higjieno-sanitare. AKU bëri të ditur se kompanisë i është lënë detyrë edhe asgjësimi i produktit të bllokuar që rezultoi jashtë standardeve të sigurisë ushqimore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top