Skandali te Onkologjiku/ Osman Stafa me familjarët e viktimave në SPAK

 

Familjarët e personave që kanë humbur jetën në spitalin e Onkologjikut kanë dhënë dëshmi sot në SPAK në lidhje me mungesën e medikamenteve për sëmundjet e kancerave. Gazetari Osman Stafa, i cili ka perfaqësuar vazhdimisht zërin qytetarëve para SPAK ka deklaruar se sderi tani nuk ka një përgjegjës për situatën. Osmani ka theksuar se është e qartë që ka pasur neglishenca dhe mungesë ilaçesh në onkologjik duke shtuar kalvarin e vuajtjeve të pacientëve.

“Familjarët kanë dhënë deklarimet e para sa i takon cështjeve të onkologjikut ku tashmë ka dalë e zeza mbi të bardhë që ka pasur neglizhencë të frikshme, mungesë medikamentesh jetëshpëtuese për pacientë që vuanin nga kanceri. Nuk ka përgjegjës deri tani dhe prandja kemi ardhur në SPAK për të kërkuar drejtësi për ata pacientë të cilët kanë ndërruar jetë apo janë në kalvarin e vuajtjes, mungesës së aparaturave apo medikamenteve,” tha Osman Stafa.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top