Skandali me VIDEO-t intime të VIP-ave, policia merr në pyetje kompozitorin Adi Hila

Policia e Shtetit ka nisur marrjen në pyetje të personave që dyshohet se kanë lidhje me skandalin e videove intime që qarkulluan gjatë ditës së djeshme në media.

Sipas raportimeve në media, sot pritet të merret në pyetje kompozitori Adrian (Adi) Hila, i cili dyshohet se ka filmuar veten e tij ne momente intime me vajza dhe figura të njohura të show bizzit, në studion e tij muzikore.

Rrethanat se si këto materiale janë siguruar dhe më pas kanë përfunduar në faqe të ndryshme online janë tashmë pjesë e verifikimeve të Policisë së Shtetit. Kjo e fundit njoftoi dje se ka nisur hetimet për verifikimin e faqeve dhe burimeve nga ku dyshohet se kanë rrjedhur videot, si dhe për mënyrën se si materialet private janë publikuar dhe shpërndarë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top