Skandali i basteve, Esposito mohon se ka vënë bast në emër të Zaniolo: “Do të më arrestojnë?”

Futbolli italian dridhet, me skandalin e basteve i destinuar për t’u zgjeruar duke përfshirë lojtarë të tjerë dhe klube të tjera. Pas përfshirjes së Fagioli, Tonali dhe Zaniolo në hetimin që Prokuroria e Torinos po kryen në platformat e paligjshme të basteve, janë tërhequr në cështje edhe të tjerë. Nga telefoni i lojtarit të Juventus dolën biseda me kolegë të tjerë. Fabrizio Corona zbuloi një lojtar të katërt, Zalewski i Romës. Ndërsa, më pas, ekskluzivisht në Striscia edhe ata të El Shaarawy, Casale dhe Gatti. Ashtu si me Zalewski, edhe këta të fundit nuk janë të përfshirë në hetim.

ZANIOLO: “ÇFARË NDODH TANI, DO MË ARRESTOJNË?”
“Po tani çfarë ndodh, do të më arrestojnë?”. Ky ishte reagimi i Nicolò Zaniolo pas seancës dëgjimore të Sandro Tonali në Prokurorinë e Torinos. Reagimi njerëzor i një djali të ri që shpjegon mirë momentin e ndërlikuar dhe frikën e lojtarit të Aston Villa. Zaniolo, pas njoftimit të hetimit të paraqitur nga Prokuroria e Torinos pret një thirrje për të sqaruar pozicionin e tij. Fantazisti vazhdon të ritheksojë se nuk ka vënë kurrë bast në futboll, por se i është dhënë pas vesit të pokerit dhe blackjack, ndonëse në faqe ilegale. Nëse versioni i tij konfirmohet nga gjurmët e gjetura në pajisjet e tij, ai mund të mos skualifikohet. Por nëse do të dilte në pah përfshirja e tij në bastet e futbollit, dënimi i tij do të ishte më i lartë se ai i Tonali dhe Fagioli, për shkak të mungesës së rrëfimit.

 

ESPOSITO: “KURRË NUK KAM VËNË BAST PËR ZANIOLO”
Antonio Esposito, ish-lojtari i Inter Primavera dhe nipi i “spiunit” të Fabrizio Corona, foli për lidhjen e tij me Nicolò Zaniolo në një intervistë për La Gazzetta dello Sport: “Unë absolutisht kurrë nuk kam vënë bast për të. Asnjëherë. Kam pasur marrëdhënie me Nicolò dhe familjen e tij. Kemi qenë shpesh bashkë sepse jemi shokë. Jemi njohur gjithë jetën, jemi nga i njëjti qytet por kaq. Marrëdhëniet me dajën? Asnjë. Po ai është daja im, vëllai i nënës, por nuk kam asnjë lidhje me të. Ka patur edhe precedentë penalë. Kam dëgjuar që dëshironte të më ndihmonte, po si më ndihmon? Doli se qenkam bastvënës. Distancohem totalisht prej tij. Mendoj se jeton në Spezia, por as adresën e tij nuk e di. Po flas për të vetëm sepse dua të mohoj cdo gjë. Tashme i kam dhënë një mandat avokatit tim Enrico Panetta për të vlerësuar çështjen. “Nuk jam as nën hetim. Unë jam askushi, por është njollosur imazhi im”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top