Vanja Milinkovic-Savic ka qenë protagonist i një episodi vërtet të bujshëm gjatë Euro 2024. Portieri serb i Torinos, i cili nuk luajti as një minutë në Europian, do të ishte përfshirë në një sherr në një pub në Mynih ditën e pushimit para ndeshjes vendimtare kundër Danimarkës. Megjithatë, dinamika e supozuar nuk është ende e qartë. Sipas gazetës serbe Telegraf, vëllai i ish-lojtarit të Lazios, Sergej, ka debatuar me një tifoz që e kishte kritikuar sepse ai ishte duke pirë para ndeshjes dhe madje e ka goditur. Pronari i klubit, i intervistuar nga e njëjta gazetë, kishte një version tjetër dhe pohoi se gjithçka kishte ardhur nga një keqkuptim me rojet e lokalit. Asnjë qëndrim zyrtar nga Federata Serbe e Futbollit.
“Vanja erdhi në lokalin tonë, por rojet e sigurisë në hyrje nuk e njohën dhe nuk donin ta lejonin brenda pasi ai kishte veshur pantallonat e shkurtra të kombëtares. Kjo e inatosi portierin Milinkovic-Savic dhe pati një sherr. Ndërhyra menjëherë, i kapa dorën dhe i thashë të hynte me mua, por ai refuzoi. E gjitha ndodhi në oborrin e lokalit. Nuk e di cfarë i hodhën në trup apo cfarë i thanë njëri-tjetrit. Jam i kënaqur se në fund zgjidhëm gjithçka”, ishin fjalët e pronarit.
Një episod i rëndë i pa konfirmuar nga drejtuesit serbë, por që flet shumë për menaxhimin e trajnerit Dragan Stojkovic, i cili është vënë nën shënjestrën e mediave dhe tifozëve dhe që së shpejti do të shkarkohet pas këtij Euro 2024 katastrofik, i cili përfundoi me eliminimin në grupe pa asnjë fitore.