Skandal i përmasave të mëdha në Bolivi! Gjithcka ishte e trukuar, pezullohen kampionatet: “Vendose 6-1”

Një skandal i madh po trondit futbollin në Bolivi, me përmasa të tilla sa ka çuar edhe në pezullimin e kampionateve kryesore dhe kupave. Presidenti i federatës Fernando Costa ka zbuluar një sistem të mirë-menduar të manipulimit të rezultateve. Regjistrimet e përgjimeve të publikuara, në këtë kuptim, janë elokuente dhe nuk lënë vend për interpretim. Të përfshirë lojtarë, gjyqtarë dhe drejtues.

SKANDALI I BASTEVE NË BOLIVI
Sipas numrit një të federatës së futbollit bolivian, në vend është krijuar një rrjet korrupsioni nga klube, drejtues, lojtarë dhe arbitra. Të gjithë këta kanë përfituar financiarisht në rrugë të paligjshme. “Tentakula të huaja” mund të jenë përfshirë gjithashtu. Kampionati është me 19 ekipe, me 23 javë të luajtura tashmë. Costa deklaroi: “Futbolli në Bolivi është plagosur për vdekje. Ne shohim se praktikisht shumica e klubeve në Divizionin Profesional dhe shumica e klubeve që marrin pjesë në turneun Simón Bolívar (liga e promovimit) janë prekur nga kjo”.

Shumë audio të shpërndara publikisht, disa prej të cilave janë shqetësuese. Në njërën prej tyre presidenti i Vaca Diez Marco Rodriguez “vendos” një 6-1 kundër klubit të tij në ndeshjen kundër Nacional Potosì. Rodriguez dhe gjyqtari Gaad Flores diskutojnë edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes, edhe shpërndarjen e golave. Urdhri i arrestit u lëshua menjëherë për Rodriguez dhe Flores. Por lista e të përfshirëve është shumë më e gjatë. Skandali i basteve të futbollit në Bolivi pritet të përhapet si zjarri…

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top