Miguel Angel Galan, president i Qendrës Kombëtare të Formimit të trajnerëve spanjollë, ka publikuar në profilin e tij X katër faqet e një kontrate të pretenduar për konsensus seksual që përdornin, sipas Galan, “disa lojtarë të La Liga e të Tercera Division” me shumë mundësi për të evituar çështjet ligjore në rast të takimit me të panjohura.
Në dokumentin, i cili dyshohet se i është dhënë nga një futbollist që nuk është me kombësi spanjolle, lexohen disa klauzola shumë të veçanta si “vënia e organeve në dispozicion të njëri-tjetrit nga koha X deri në orën X në ditën X” përveç “aktivitetet” që duhen kryer dhe se cilat metoda kontraceptive duhet të përdoren.
Madje seksioni 6 thotë madje se “është e mundur, pa faj dhe pa qëllim, të penetrohet një vrimë femërore e cila nuk është e disponueshme për aktivitet seksual, sipas marrëveshjes. Një incident i tillë do të konsiderohet agresion dhe do të jetë në dorën e palës mashkullore të provojë se ishte e rastësishme”, të cilën Galan e komenton kështu: “Secili mund të nxjerrë përfundimet e veta, por pjesa e ‘përdhunimit aksidental’ më duket e gabuar”.
Me acaba de enviar otro futbolista profesional, otra alternativa al "Contrato de Consentimiento" para mantener relaciones sexuales, APP para dar el consentimiento, también utilizado por futbolistas profesionales y no profesionales.https://t.co/SY10DnUkwd
— Miguel Galan (@MiguelGalanCNFE) September 10, 2024