S’ka paqe në Siri, ushtria fillon bombardimin e lagjeve kurde në Aleppo (VIDEO)

Ushtria siriane ka filluar të bombardojë lagjet kurde në Aleppo, në veri të Sirisë.

Sulmi erdhi menjëherë pasi skadoi afati që u kishte dhënë banorëve për t’u larguar, sipas një gazetari të AFP-së në terren. Forcat e armatosura siriane kishin njoftuar se këto dy rrethe, të kontrolluara nga forcat kurde, do të konsideroheshin “zonë ushtarake” nga ora 15:00 (ora lokale).

Ata kishin caktuar dy “korridore humanitare” përmes të cilave mijëra civilë kishin ikur më parë, sipas gazetarëve të AFP-së.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top