Situatë me zjarret paraqitet shumë problematike , 13 vatra janë aktive

Ministria e Mbrojtjes raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 43 vatra zjarri, nga të cilat 22 janë shuar, 8 janë vënë nën mbikëqyrje dhe 13 vijojnë të jenë aktive.

Situata mbetet më problematike në disa qarqe. Në Tiranë, zjarri në Malin e Dajtit vijon aktiv në pyll dhe shkurre, por pa rrezik për zonat e banuara. Në Dibër raportohen vatra aktive në Vajkal të Bulqizës, Lundre–Madhesh në Mat, Qafën e Helmes dhe Cerrujë–Mali i Allushit në Klos. Ndërsa në Lezhë vijon zjarri në Gallatë të Kurbinit dhe operacioni në zonën Kalivaç–Zimaj–Kashnjet.

Në Shkodër, aktive mbeten vatrat në Mnelë të Vogël, Bardhaj–Myselim dhe Malin e Tërbunit. Në Mnelë të Vogël janë raportuar dy banesa në rrezik, të cilat po mbrohen nga forcat zjarrfikëse. Vatra aktive raportohen edhe në Gurëshpatë të Librazhdit, Qesarat–Mali i Malinës në Finiq dhe Çërrilë të Mallakastrës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top