Situata sot/ Flakët ulin intensitetin, mbi 400 forca zjarrfikëse në terren për kontrollin e zjarrit

Gjatë 24 orëve të fundit Shëngjini ka përjetuar momente kritike si pasojë e zjarreve që rrethuan qytetin. Raportohet se në dy vatrat e medha, atë të Ranes së Hedhun dhe atë pranë portit të Shëngjinit, flakët kanë ulur intensitetin ndërsa po punohet për të parandaluar përhapjen e zjarreve që po favorizohen nga era.

Nga ana e bashkisë Lezhë do të kryhet monitorim për objekte që mund të jenë prekur (përshkuar), nga zjarri që dje rrezikuan edhe resorte banesa e binzese. Qyteti i Shëngjinit si dhe fshati Mal Shëngjin, gjatë gjithë natës është monitoruar nga strukturat e MZSH, 150 efektiv të FA, të njësisë administrative, bashkisë, duke fikur shumë vatra zjarri të shfaqura gjatë natës.

Për ditën e sotme të do të operojnë të gjithë mjetet e zjarrfikëseve, 300 efektiv të FA rreth 100 forca bashkiake po operohet në terren për krehjen e çdo vatre zjarri të ndezur, trungje të ndezura. Era po vazhdon të fryjë e fortë, që favorizon riaktivizimin e vatrave.

Vatrër tjetër aktive është në malin e Kakarriqit, midis fshatit Zojs, njësia admistrative Dajç, Lezhë dhe fshatit Kukul, njësia administrative Bushat, Vau Dejës. Një vatër zjarri në përfundim është në lagjen Nënë Tereza, ( Kodër Marlekaj), të qyterit të Lezhës, e shfaqur në orët e para të ditës së sotme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top