Situata me zjarret në vend, 5 vatra vijojnë të jenë aktive

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 35 vatra zjarri, prej të cilave 5 vijojnë aktive dhe 3 janë nën kontroll. Vatrat aktive janë kryesisht në Dajt të Tiranës, Lufaj të Mirditës, Tërbun-Gjegjan-Gojan të Pukës, Gjorm të Sipërm në Malësi të Madhe dhe Tunjë të Re në Gramsh. Në Pukë, gjatë operacioneve është evakuuar një familje, ndërsa ndërhyrja e forcave ka shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesës.

Në Dajt dhe në zonat e tjera aktive, autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra në Gurë-Lurë mbetet nën kontroll pas shuarjes së zjarrit, ndërsa vijojnë ndërhyrjet në Qafë Helmes. Ministria thekson se për përballimin e situatës janë angazhuar 382 forca operacionale dhe 40 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 90 efektivë dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top