Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri. Katër prej tyre mbeten aktive dhe tri janë nën mbikëqyrje. Në operacione janë angazhuar 330 forca dhe 35 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 50 efektivë dhe një helikopter.
Dy vatra aktive janë në Qarkun Dibër dhe dy në Qarkun Elbasan. Zjarret në Librazhd dhe Prrenjas nuk paraqesin rrezik për banesat. Situata në Malin e Dajtit dhe në Qafë-Mugë të Fushë-Arrëzit është përmirësuar, ndërsa zonat vijojnë të monitorohen për të parandaluar riaktivizimin.