Situata kritike nga zjarri në Finiq, digjen disa banesa në fshatin Leshnicë

Situata me zjarret në bashkinë Finiq vijon të mbetet kritike. Sipas raportimeve, zjarri ka djegur disa banesa në fshatin Leshnicë e poshtme.

Ndërkohë bëhet me dije se banorët janë evakuuar dhe fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Aktualisht flakët, të favorizuara edhe nga era, po përhapen me shpejtësi drejt Leshnicës së Sipërme.

Autoritetet dhe forcat zjarrfikëse po luftojnë për izolimin e flakëve, por terreni i thyer po e vështirëson punën e tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top