Situata kritike në lumin Vjosë, përmbyten toka bujqësore dhe banesa

Situata në qarkun Fier paraqitet problematike si pasojë e rritjes së prurjeve të lumenjve. Sipas informacionit zyrtar, akset rrugore në të gjithë qarkun janë aktualisht të aksesueshme normalisht. Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon pa ndërprerje.

Nivelet e lumenjve Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rritjeje. Situata më kritike paraqitet në lumin Vjosë. Në Urën e Mifolit, prurjet kanë kaluar pikat e matjes dhe aktualisht niveli i ujit ka arritur pikën kritike përgjatë argjinaturës. Si pasojë, në fshatrat Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras janë përmbytur rreth 200 hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturave. Po ashtu, raportohet prani e lartë uji në 27 banesa në zonën Ferras–Cerven, të cilat ndodhen brenda argjinaturës mbrojtëse.

Prurjet e larta të lumit Vjosë kanë ndikuar edhe në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, në Njësinë Administrative Frakull. Si masë paraprake, disa nga pompat në puset pranë lumit janë stakuar, ndërsa furnizimi po kryhet me kapacitet të reduktuar nga puse të tjera më të largëta. Kjo ka sjellë reduktim të furnizimit me ujë për qytetin e Fierit, i cili po realizohet sipas grafikut. Të dhënat e marra nga pika e matjes në Urën e Memaliajt tregojnë për përkeqësim të situatës në orët në vijim, çka ka shtuar gatishmërinë e strukturave përgjegjëse.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top