Situata e zjarreve, vijojnë të jenë aktive vatrat në Parkun Kombëtar të Tomorit

Zjarri në Parkun Kombëtar të malit të Tomorit vijon që të jetë aktiv. Sot në orët e para të mëngjesit forcat zjarrfikëse dhe punonjës të ADZM po angazhohen për shuarjen e flakëve. Zjarri nisi mesditën e 12 gushtit rreth orës 14:00, duke djegur kurorën me pisha.

Autoritetet vendore sqaruan se vatra ndodhet në zonën e “Majës së Çukës”, aty ku mbahet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj dhe flakët u përhapen me rrezikshmëri edhe për shkak të erës dhe terrenit të thyer.

Ndërkohë në Malin e Thatë dhe në Parkun Kombëtar të Prespës zjarri vijon prej 7 ditësh. 80 forca po punojnë për shuarjen, ndërsa është ulur intensiteti i flakëve. Perfekti i qarkut Korçë, Nertil Jole tha se ‘sot pritet që të vihet nën kontroll’.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top