Situata e tensionuar Kosovë-Serbi, Bolton: Kërcënimi i vërtetë është Moska

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Bolton, ka folur në lidhje me situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se kërcënimi i vërtetë me të cilin përballemi të gjithë, është nga qeveria në Moskë. Po kështu shtoi se mosmarrëveshjet duhet të vihen nën kontroll shpejt që të gjithë të përqendrohemi në fundin e luftës.

“Nga jashtë, duket sikur kemi humbur mundësinë për të zgjidhur me diplomaci fërkimet e dukshme mes Serbisë dhe Kosovës. Shumë njerëz janë përpjekur për disa kohë në këtë drejtim. Nuk e di se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin e fundit.

Jam i sigurtë që arsyet janë komplekse, por mendoj se në perspektivën e Europës si një e tërë dhe të Shteteve të Bashkuara, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, nuk është momenti ku tensionet tjetërkund në kontinentin europian, në Ballkan apo kudo gjetkë, duhen lejuar të shpërthejnë.

Së paku, duhet të kemi parasysh që kërcënimi i vërtetë me të cilin përballemi të gjithë, është nga qeveria në Moskë, mosmarrëveshjet që kemi, që janë të shumta, duhet të vihen nën kontroll së afërmi që të gjithë të përqëndrohemi në një fund të kënaqshëm të luftës në Ukrainë”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top