Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Skënder Kovaçi lexoi vendimin e Kryesisë së Sindikatës, për shpalljen e bojkotit në të gjitha universitetet e vendit. Bojkoti sipas tij nga sot, deri në një njoftim të dytë, ndërsa arsyet e këtij vendimi janë gjetja e zgjidhjes për studentët.
“Media në këtë protestë ka shkuar pushteti i parë, me prezencën në terren kanë mbrojtur qytetarët.
Sindikata ka bërë një vendim për organizimin e bojkotit në mbështetje të studentëve, jemi pro studentëve në mbështetje të tyre dhe kundër dhunës.
Kryesia në mbledhjen e 20 tetorit në sheshin e protestës vendosi njëzëri bojkotin e në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Bojkoti nis sot dhe vijon deri në një njoftim të dytë. Arsyet: Studentët protestojnë për arsim, shëndetësi, llogaridhënie etj.
Përgjigja e marrë ka qenë heshtja dhe dhuna. Nuk mund të vijojmë mësimin kur studentët tanë dhunohen. Jemi në një mendim me studentët. Të ndalohet dhuna ndaj studentëve dhe protestuesve. Hetim për përdorimi e forcës policore dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që ushtruan dhe udhëhoqën dhunën. Trajtim I ligjshëm dhe dinjnitoz i çdo të riu të ndaluar.
Thirrje rektorëve të respektojnë vendimin dhe të mos ketë masa ndaj pedagogëve të cilët marrin pjesë në protestë
Kërkojmë të mos merret asnjë masë disiplinore ndaj çdo pedagogu që merr pjesë në protestë. Do të kthehemi në auditor sapo studentët të marrin përgjigjen që meritojnë. Nuk bëhet fjalë vetëm për bojkot, por për pjesëmarrje me studentët në protestë. Çdo ditë në 10:00 do të marrim pjesë në marshim dhe në protestë.
Pedagogët do të qëndrojnë afër me studentët me materiale didaktike dhe të sigurojnë se orët do të zëvendësohet. Për këtë do të njoftohen të gjitha institucionet përgjegjëse. Kur flasim për kërkesat e studentëve e kemi fjalë për dorëheqjen e kryeministrit, kjo ka qenë kërkesa e tij”, u shpreh Aleksandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Pedagogëve.”, thuhet në deklaratë