“Jo, është edhe Kupa e Botës për Klube”. Gazetari i Sky kujtoi batutën që Simone Inzaghi bëri në konferencën për shtyp të Champions League: trajneri kishte përmendur se Inter ishte në garë për të shtuar një tjetër tripletë në historinë e trofeve të klubit. Por në studion e Sky, ai e saktësoi menjëherë: në fakt, sukseset që mund të vendosen në vitrinën e klubit këtë sezon janë katër.
Dhe cili është i katërti?
Bëhet fjalë për Kupën e Botës për Klube, që pritet të zhvillohet verën e ardhshme në SHBA, ku do të marrë pjesë edhe Juventus. “Tripletë? Nuk ishte një shaka,” – tha trajneri duke buzëqeshur. – “Përkundrazi, duhet ta kisha korrigjuar menjëherë dhe të thosha se mund të arrinim madje quadripletën. Shaka më vete, ajo që kemi në mendje është vetëm të lumturojmë tifozët duke nderuar çdo garë ku marrim pjesë. Nuk është e lehtë, por djemtë kanë shpirt të madh, siç e treguan edhe në këtë ndeshje kundër Monzës. Por, po e përsëris… pa llogaritje të tepërta, sepse për dy ditë luajmë kundër Feyenoord.”
Feyenoord, favorizohet nga Eredivisie
Në këtë kontekst, skuadra holandeze ka kërkuar dhe ka marrë aprovimin për të shtyrë ndeshjen e radhës në Eredivisie, pasi ishte shumë afër përballjes në Champions kundër Interit. Inzaghi, që më parë ka kritikuar ngjeshjen e kalendarit për skuadrën e tij, nuk e la pa një koment edhe këtë vendim: “Nëse kanë pasur mundësinë ta bëjnë, mirë kanë bërë. Por nuk është një gjë e rregullt… Nëse rregullorja e lejon, atëherë vendimi i tyre është i drejtë”.
Inter, +4 nga Napoli (përkohësisht)
Me këtë fitore, Inter shkon përkohësisht +4 pikë ndaj Napolit, që të dielën pasdite pret Fiorentinën në “Maradona”. Dueli në distancë me napolitanët është një nga sfidat që skuadra zikaltër po përballon këtë sezon të lodhshëm, duke shpenzuar shumë energji.
Kur e pyetën teknikun Inzaghi për tre arsyet kryesore pse Inter e meriton të jetë në krye, ai u përgjigj pa hezitim: “Vazhdimësia, golat dhe objektivi”. Më pas e shtjelloi më tej mendimin e tij, duke u bazuar te një shprehje klasike të futbollit: “Gjithsesi, ne mundohemi ta marrim çdo ndeshje me radhë. Por dua të them edhe diçka tjetër: këta djem, edhe pse kemi tre vite e gjysmë bashkë, nuk kishin luajtur kurrë 41 ndeshje në mars. Jemi aty përpara, do të japim gjithçka. Më pas, se si do të përfundojë sezoni, do ta shohim.”