Si t’i shmangim aksidentet tragjike me të rinj? Eksperti sygjeron skemën e BE-së

Eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini sygjeroi shikimin e mundësisë që shoferët e rinj të mos lejohen të drejtojnë makina me fuqi të madhe motorrike. Qibini e bëri komentin teksa diskutohej aksidenti tragjik që u mori jetën mbrëmjen e djeshme tre të rinjve që udhëtonin me një makinë luksoze, “Audi A8”.

“Është aksident i frikshëm, për shkak të shpejtësisë së madhe që ka qenë si dhe për segmentin rrugor ku ka ndodhur. Kemi të bëjmë me një humbje të kontrollit, dhe fushëpamja është e qartë, t’i e shikon rrethrrotullimin. Është një segment që ka barriera metalike, por duke parë shpejtësinë, që mund të ketë qenë mbi 150-200 km/h, i ka shkatërruar ato. Në një aksident ndikojnë shumë faktorë, aftësitë profesionale të shoferit, etj. Në BE, drejtuesit e mjeteve që kanë një vit leje, nuk mund të drejtojnë mjete me më shumë se 1200 kubikë. Duke parë mosha të reja problematike, duhet të shikohet heqja e patentës dhe bllokimi i mjetit”, tha Qibini në rubrikën “Opinion” në News 24.

Kujtojmë se shoferi Klevis Ruçaj, 20 vjeç, pasagjeret Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, humbën jetën pasi mjeti theu barrierat në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka ra nga mbikalimi.

Por a mund të ishte shmangur ky aksident, duke marrë parasysh që 20-vjeçari kishte vetëm një vit e pak muaj që ishte pajisur me patentë, e në këtë hark kohor ishte gjobitur disa herë për shpejtësi, përdorim celulari apo shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor?!

I ftuar sot në rubrikën “Opinion” në Neës24, Taulant Gjoka, shefi i sigurisë së trafikut në Tiranë, u shpreh se për shkeljet që ka kryer viktima, është gjobitur, por ligji nuk parashikon heqjen e patentës.

“Është shumë herët për të folur për një shpejtësi absolute, por nga pamjet duket se ka qenë e lartë. Do jetë çështje ekspertimi që do përcaktojnë shpejtësinë e lëvizjes edhe shkakun determinuat të aksidentit rrugorë.

Në lidhje me 5 rastet e ndëshkimit për shkeljet e qarkullimit, ligji parashikon vetëm masa administrative, dhe jo masë plotësuese si pezullimi i lejes së drejtimit”, tha ai.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top