Si të qetësoni dhimbjen dhe enjtjen e mishrave të dhëmbëve

A keni përjetuar ndonjëherë dhimbjen dhe sikletin e daljes së dhëmbëve të pjekurisë? Luhatja e hormoneve, skuqja dhe fryrja e mishrave të dhëmbëve, enjtja e tyre mund të shkaktojë jo pak shqetësim, ndaj më poshtë të gjithë përbërësit natyralë që do të qetësojnë dhimbjen.

Kompresa të ftohta

Për të qetësuar enjtjen Medical News Today rekomandon përdorimin e kompresave të ftohta. Mund ta mbani për rreth 15 minuta dhe ta përsërisni këtë gjë disa herë në ditë.

 

ADVERTISING

Qese çaji

Dr. Brite rekomandon përdorimin e një qese çaj në zonën e prekur. Acidi tanik i çajit dhe vetitë e tij anti-inflamatore ndihmojnë në zvogëlimin e ënjtjes.

Ujë i kripur

Uji i kripur mund të vrasë çdo bakter që mund të jetë shkaku i ënjtjes. Miksoni 1 lugë çaji kripë me 8 ounces ujë të ngrohtë.

Vaj karafil është një analgjezik natyral. Përzieni 2 pika vaj karafil me 1 lugë gjelle vaj kokosit dhe lyeni mishrat e dhembeve.

Qepë

Lëngu i papërpunuar i qepes gjithashtu duket se ka cilësi anestetike dhe antibakteriale sipas Medical Neës Today. Vendosni një copë qepë të papërpunuar në gojën tuaj në anën që po përjetoni dhimbjen.

Ekstrakt vanilje

Absolute Dental ofron një zgjidhje të ëmbël . Ekstrakti i vaniljes gjithashtu do të qetesoje fryrjen e mishrave te dhembeve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top