Si nisën hetimet për ‘Zvërnecin’? SPAK zbuloi bisedat e rrjetit kriminal

Detaje të reja janë zbardhur nga megaoperacioni i SPAK kundër grupit kriminal të përfshirë në trafik droge. Paratë e këtij grupi pastroheshin nga biznesmenë, mes tyre dhe Artur Shehu, i cili posedon një pjesë dërrmuese të pronës në Zvërnec, ku pritet të investojë Jared Kushner dhe Ivanka Trump, përmes një kompanie nga Katari.

Me vendim të gjykatës të datës 10 qershor, u ekzekutuan sekuestrimet e mbi 128 milionë eurove gjithsej në llogarinë e noteres Amela Mukaj, të përdorura në 3 shitblerje tokash në Zvërnec. Hetimet për çështjen e Zvërnecit kanë nisur nga përgjimet që SPAK ka zbuluar nga bisedat mes anëtarëve të grupit kriminal të dy vëllezërve Koçeku,

Paratë e sekuestruara në tre llogari:

Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura në llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj, person fizik, si më poshtë vijon:

i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe “Albanian Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
85

ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top