Planeti futboll po bindet drejt një përgjigjeje të vetme: Lamine Yamal është lojtari i ri më i fortë në botë dhe së shpejti do të zhduket edhe mbiemri “i ri”: më i miri, pikë. Pyetja tjetër, që në këto orë kumbon nëpër korridoret e Appiano Gentile, mbetet pa përgjigje. Shpresohet që të mos jetë pa zgjidhje. Si të ndalet Yamal, ylli rreth të cilit sillet kualifikimi për në finalen e madhe në Mynih? Barça nuk është vetëm Lamine, është e vërtetë, por nëse 40% e sulmeve kalojnë nga ana e tij, atëherë baraspesha e rrezikshmërisë është seriozisht e cënuar.
Kurthi zikaltër
Rregulli i parë: t’i lihet sa më pak hapësirë – dhe edhe kjo mund të mos mjaftojë. Zinxhiri Bastoni–Dimarco–Mkhitaryan është i thirrur të bëjë të jashtëzakonshmen. Mjafton një lexim i gabuar prej disa centimetrash për të shpërthyer kaosin.
Bastoni dhe Dimarco, i dyti në vështirësi të madhe në Montjuic, kishin pasur tashmë një kontakt të afërt dhe të pafat me Yamal në Kampionatin e fundit Europian: atë ditë kur Nico Williams bëri të çmendej Di Lorenzo, duke mbuluar pjesërisht veprimet e Lamine, i cili gjithsesi u ndez nga krahu tjetër i fushës.

Kërkojnë revansh pra Bastoni dhe Dimarco. I pari, në teori, ka shumë energji në trup: 90 minuta në stol kundër Veronës, titullar në Barcelonë, por mungoi për pezullim disa ditë më parë kundër Romës.
Më i shtrydhur Dimarco, i cili megjithatë u menaxhua: vetëm 21 minuta kundër Hellas-it, ndaj të cilëve Carlos Augusto u shfaq në formë të shkëlqyer. Një titullar shtesë, një armë më shumë për Inzaghin që po rikuperon edhe Mkhitaryan-in më të mirë. Njeriu që gjithashtu do të duhet të triplojë ndaj spanjollit pa neglizhuar rolin e tij si depërtues. Një nga veteranët gati për të zhvilluar ndeshjen e jetës ndaj më të mirit të planetit.