Nëse mediat shqiptare në mënyrë këmbëngulëse nuk humbasin rast pa paqyruar sherret brenda opozitës dhe përçarjen e grupeve mes saj, duket sikur ato pezmatohen kur kjo telenovelë rrezikon të shuhet. Për pjesën më të madhe të tyre lajmi i bashkimit të deputetëve demokratë dhe kthimi i një grupi të tyre për herë të parë pas dy vitesh në seli, është përcjellë me indiferencë.
Lapsi.al ka vëzhguar me kuriozitet renditjen e kësaj ngjarjeje në lajmet e drekës të dy televizioneve më të rëndësishëm të vendit. Ai rradhitej si lajm i shatë apo i tetë. Në Top Chanel që i fillon lajmet në ora 15 00, për “Bashkimin…” u fol vetëm pas orës 15 15. I njëjti skenar me përpikmëri u përsërit edhe në TV Klan. Nëse lajmet fillojnë në 15 30, kjo ngjarje u pasqyrua në 15 43. Më e bukura ishte se ndonëse kjo gjë ndodhte për herë të parë pas dy vitesh para këtij lajmi ishin kronikat për “Rienergjizimin e PS” që ishte jehonë e një asambleje pa kuriozitet që për më tepër u zhvillua një ditë më përpara.
Me sa duket regjimit nuk i ka pëlqyer fare kjo ndodhi përderisa fytyrat vizive të tij u munduan ta fshehin.
©Lapsi.al
Të pranishëm në mbledhje:
1. Gazment Bardhi;
2. Jorida Tabaku mungon per arsye shendetesore
3. Dhurata Çupi; –
4. Saimir Korreshi; france
5. Dashnor Sula; Itali
6. Lefter Geshtenja
7. Zheni Gjergji;
8. Qani Xhafa;
9. Helidon Bushati;
10. Ramadan Likaj;
11. Xhelal Mziut;
12. Flamur Hoxha; mungon
13. Bledion Nallbati;
14. Agron Gjekmarkaj;
15. Ferdinand Xhaferaj; mungon
16. Ervin Salianji;
17. Ilda Dhori; mungon
18. Petrit Doda
19. Emilja Koliqi mungon
20. Fatmir Mediu (PR);
21. Agron Duka (PAA);
22. Vangjel Dule (PBDNJ);
23. Dashamir Shehi (LZHK);
24. Greta Bardeli;
25. Ina Zhupa;
26. Isuf Çela;
27. Asllan Dogjani;
28. Bujar Leskaj;
29. Edi Paloka;
30. Kastriot Piroli; mungon – rast vdekje
31. Lindita Metaliaj;
32. Ludovik Hasanaj;
33. Sorina Koti;
34. Tomorr Alizoti;
35. Edmond Spaho; mungon per arsye shendetesore
36. Albana Vokshi;
37. Flamur Noka;
38. Oerd Bylykbashi;
39. Luan Baçi;
40. Tritan Shehu;
41. Sali Berisha;
42. Kasem Mahmutaj;
43. Elda Hoti.