Si doja Cat mashtroi publikun për marketing

Nëse menduat se albumet e fundit të Doja Cat, ishin me të vërtetë të fundit, e keni gabim. Ajo ka zbuluar se i quajti me qëllim dy albumet e saj të fundit si marifete për të fituar para.

Në një postim publik, reperja fituese e çmimeve Grammy ndau disa detaje për albumet e saj “Hot Pink” dhe “Planet Her” të publikuara përkatësisht në vitet 2019 dhe 2021.

“Planet her’ dhe ‘hot pink’ ishin për të marrë disa para dhe ju e besuat”, shkroi në Twitter krijuesja e hitit “Woman” . “Tani mund të shkoj të zhdukem diku me të dashurit e mi në një ishull, ndërsa do të qaj për muzikën mediokër.”– tha më tej ajo.

Doja mori çmimin e parë Grammy në karrierën e saj pas suksesit të albumit “Hot Pink”. Ajo fitoi nominimin në vitin 2020 për këngën e saj në krye të listës “Say So”.

Albumi i saj “Planet Her”, i dha asaj një nominim për Grammy për albumin e vitit dhe albumin më të mirë vokal pop në ceremoninë e vitit 2022.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top