Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se dita e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me vranësira të konsiderueshme.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Në të gjithë territorin do të ketë kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare. Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta të izoluara shiu përgjatë maleve në orët e mesditës deri pasdite, kryesisht në vendet malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 7-14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 22 / 29 °C , në vendet e ulëta: 21 / 33 °C dhe në vendet malore: 14 / 28 °C.