Shtyhet sërish seanca për Gërdecin, Mediu: Dëshmitarët formalë refuzojnë të flasin

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu deklaroi se emrat që janë thirrur si dëshmitarë në sallën e gjyqit refuzojnë të dëshmojnë, gjë që tregon se prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë.

“Besoj është gjëja më e drejtë që nëpërmjet pyetjeve të dalë e vërteta. Letërporositë janë një akt formal. Drejtësia amerikane ka ofruar mundësinë që të pyetem nëpërmjet video konferencës. Nuk e kuptoj pse nuk u bë në atë formë kur drejtësia amerikane e ka mundësuar. Duket që prokuroria nuk po jep asnjë të dhënë të re. Dëshmitarët e prokurorisë refuzojnë dëshminë. Mospërgjigja e tyre tregon që edhe prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë pa marrë atë produkt që duhet të kishte procesi për të vërtetën”, tha Mediu. Seanca e radhës u caktua më 9 prill në orën 9:00.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top