Shtyhet sërish seanca ndaj Fatmir Mediut, shkak mungesa e avokatëve

Seanca ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut është shtyrë sërish këtë mërkurë. Shkak u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të cilët kishin paraqitur si arsye se ishin të angazhuar në procese të tjera.

Gjykata i gjobiti të dy ata me 5 mijë lekë të reja, për shkak se mungesa e tyre u bë shkak për shtyrjen e procesit.

Ndërkohë, në seancë këtë të mërkurë u paraqitën ekspertët ushtarakë. Në seancën e fundit, Mediu dhe avoktatët e tij kishin kërkuar që ekspertët ushtarakë të ishin në sallë.

Ndërkohë, mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 18 dhjetor në orën 09:00.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top