Shtyhet seanca për ish-ministrin Mediu, shkak mungesa e gjyqtares Irena Gjoka

GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për dosjen Gërdeci. Shkak është bërë mungesa e gjyqtares, Irena Gjoka, e cila ka paraqitur raport mjekësor.

Gjyqi për Mediun ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës së sjellë nga ekspertët. Në seancën e 22 prillit Fatmir Mediu tha se trajtim i municioneve ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes. Sipas tij, çdo vendim i qeverisë shoqërohej me një urdhër të ministrit dhe më pas me një urdhër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top